Serbët të shtunën protestojnë para ambasadës së SHBA-së në Beograd

Serbët të shtunën protestojnë para ambasadës së SHBA-së në Beograd

Rreth 100 anëtarë të disa organizatave nacionaliste serbe kanë protestuar të mërkurën mbrëma qendër të Beogradit duke bllokuar trafikun, siç deklaruan, për shkak të ngjarjeve në Veri të Kosovës dhe “reagimit të vakët të shtetit”.

Kjo protestë paqësore u shoqërua nga një numër i madh i anëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, shkruan Danas, transmeton Insajderi.com.

Njerëz të shumtë të pranishëm, përfshirë gazetarë, u identifikuan nga policia. Në një moment pati rrëmujë dhe zënkë, por gjithçka përfundoi pa incidente.

Protestuesit e rrethuar u shpërndanë rreth orës 22:30, dhe shumë shpejt trafiku u lirua.

Në fund të tubimit, organizatat e njëjta paralajmëruan protestë më të organizuar dhe atë do ta mbajnë para ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd të shtunën./Insajderi.com