Serbët ‘tronditen’ nga paralajmërimi për njohjen e Kosovës nga Bosnja

Serbët ‘tronditen’ nga paralajmërimi për njohjen e Kosovës nga Bosnja

Njohja e Republikës së Kosovës nga ana e Bosnjës dhe Hercegovinës po shihet si hap i rrezikshëm dhe shantazh ndaj Serbisë. Kështu të paktën shkruajn sot mediat serbe, duke komentuar deklaratën e politikanit boshnjak, Bakir Izetbegovic.

Ky i fundit deklaroi se njohja për Kosovën mund të ndodhë në një periudhë shumë të shpejtë.

“E turpshme! Bosnja do ta njohë Kosovën -Një përpjekje e rrezikshme për të shantazhuar Serbinë”, është titulli në ballinë e të përditshmes beogradase “Kurir”.

Në Serbi kjo shihet si një kërcënim i rrezikshëm për stabilitetin e brishtë në rajon, i cili do të jetë, deklaroi Ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanoviç.