![Serbi: 38 vjeçarja pickohet për vdekje nga bleta](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/07/1914585_hro-sanelina-kuca_ff-600x360-730x440.jpg)
38 vjeçarja Sanela Kadriç, nënë e një fëmije të mitur, ka ndërruar jetë pasi që u pickua nga një bletë derisa ishte duke mbledhur rrobat.
Tragjedia ka ndodhur të premten rreth orës 14.00, atëherë kur Sanela nga Leskovaci i Serbisë ka filluar të mbledhë rrobat që kishte pastruar paraprakisht.
“Dëgjova të bërtitura, dhe menjëherë ndaloi gjithçka. Nuk e kuptova çfarë po ndodhte. Pas disa minutave u ktheva nga shitorja dhe dëgjova që kishte vdekur. Tmerr! Në këtë pjesë diçka e tillë më herët nuk ka ndodhur.- është shprehur një fqinj i saj./Alsat