Gjatë javës së ardhshme, Ministria e Kulturës dhe Zyra e ashtuquajtur për Kosovë e Metohi, do të vizitojnë Grupin Punues për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Serbisë në Kosovë, duke përfshirë Manastirin e Graçanicës dhe Patriarkanën e Pejës.
“Kosova në UNESCO është një shembull i bashkimit të forcave për të mbrojtur trashëgiminë tonë kulturore që janë pika qendrore e identitetit të një kombi dhe një vendi”, ka thënë ministri i kulturës në Qeverinë e Serbisë, Vladan Vukosavlejviç.
Sipas tij, një nga sfidat më të mëdha, me të cilat ballafaqohet Ministria është “fakti se shqiptarët vitin e kaluar gjatë fushatës kanë bërë falsifikimin e të dhënave historike”, raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
“Këtë gjë do ta bëjnë edhe vitin e ardhshëm kur Kosova të aplikoj për anëtarësim në UNESCO”, ka thënë ministri serb.
Sipas tij, fakti që Kosova nuk është pranuar në UNESCO tregon se shumica e vendeve në OKB nuk i njohin argumentet për njohjen e shtetit të Kosovës. /Insajderi.com