Serbia ka bllokuar të gjitha marrëveshjet që janë arritur në Bruksel gjatë dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit dhe asnjë prej tyre nuk është zbatuar ashtu siç është arritur me marrëveshje.
Organizata ilegale e sigurisë “Mbrojtja Civile” nuk është shpërbërë sipas Marrëveshjes së Brukselit, pasi në vend të saj janë krijuar dy organizata të tjera, “Most-Klinci” dhe “KM-firm 028”, pjesëtarët e të cilave keqtrajtojnë shqiptarët posa ta kalojnë urën.
Ndërkohë Qeveria e Kosovës i paguan pa punuar fare 378 ish-pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile”, shkruan Zëri.
Ministrja në detyrë për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se asnjë nga marrëveshjet e arritura në Bruksel nuk janë zbatuar dhe se shumica e tyre janë bllokuar nga Qeveria e Serbisë. Ndërsa, Zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit në veri është në dorë të kryetarit të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq.