
Drejtori i të Ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë’, Petar Petkoviq, ka deklaruar se ndarja e 36 banesave në veri të Mitrovicës, të ndëruara me fonte të Serbisë, është “vetëm një pikë loti në det”, transmeton Insajderi.
Petkoviq, në një intervistë për uebfaqen e Partisë Përparimtare të Serbisë, që udhëhiqet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në radhë është ndërtimi i një spitali në Graçanicë në vlerë mbi gjashtë milionë euro.
“Para nesh është ndërtimi i spitalit në Graçanicë. Është e natyrshme që po i gëzohem kësaj, pasi populli ynë pas një dekade neglizhencë, mund ta shohë se Serbia sinqerisht kujdeset për qytetarët e saj”, ka thënë Petkoviq.
Petkoviqi ka thënë se “me ndihmën e Serbisë është luftuar edhe COVID-19” në mjediset ku jetojnë serbët.
Qeveria e Serbisë të mërkurën ndau 36 banesa për çiftet serbe në Mitrovicë të Veriut. Këto banesa, janë pa leje ndërtimi dhe pa pëlqim urbanistik nga institucionet e Kosovës, mirëpo ato dhe shumë të tjera janë ndërtuar viteve të fundit. /Insajderi.com