Serbia nuk do të bëjë kampanjë për çnjohjen e Kosovës. Por, as Kosova nuk do të bëjë kampanja për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Ky pajtim ka mundësuar takimin në Uashington. Kështu ka thënë Grenell.

Një lajm i Richard Grenell, emisarit të SHBA-ve për dialogun Kosovë – Serbi, se një takim me përfaqësues të të dyjave vendeve pritet të mbahet me 27 qershor në Uashington i ka gëzuar institucionet kryesore në vend.
Kryeministri Avdullah Hoti dhe se kjo është shenjë e bashkëpunimit të mirë, ndërsa presidenti Hashim Thaçi, e ka mirëpritur ftesën për rikthim në dialog, njofton Insajderi.
Madje, Hoti tha se koordinimi i veprimeve me miqtë ndërkombëtarë bëri edhe që Serbia ta pauzojë fushatën e vet për çnjohje të Kosovë nëpër botë.
Megjithatë, ky lexim parcial i mesazhit të Grenell nuk e tregon krejt storien.
Amerikani shkruan se përveç që ka zotim nga Serbia për ndaljen e kampanjës kundër Kosovës, ia ka edhe zotimin e Kosovë se nuk do të kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
“Kam marrë zotimin e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë që përkohësisht të ndalohet kampanja e mos-njohjeve”, shkruan Grenell, por duke vazhduar se ka edhe zotim për mos-ndjekjen “e anëtarësisë në organizata ndërkombëtare”.
Kjo është përendur edhe nga Kreshnik Ahmeti, ish-shefi i kabinetit të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Ai ka thënë se nga njoftimi i emisarit special kuptohet që përfaqësuesit e Kosovës kanë heq dorë nga anëtarësimi i vendit në organizata ndërkombëtare.
Sipas zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, përveç reciprocitetit, kusht i Serbisë ka qenë edhe mos aplikimi i shtetit tonë për anëtarësim në institucione ndërkombëtare./Insajderi.com
Great news! I have received the commitment from the governments of Kosovo and Serbia to temporarily pause the derecognition campaign and the seeking of international memberships in order to meet in Washington, DC at the White House on June 27 for Dialogue discussions. (1/2)
— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 15, 2020