![Serbia falënderon Kilin që s’e njeh Kosovën](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2018/07/auto-kili1532341179_1532341554-447808.jpg)
Në margjinat e tubimit 13 të Aleancës Paqësore që po mbahet në Meksiko, ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq është takuar me ministrin e Jashtëm të Kilit Roberto Ampuero Espinoza
Shefi i diplomacisë serbe, siç njofton b92, e ka falënderuar bashkëbiseduesin për qëndrimin e fuqishëm të Kilit për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës.
Dy ministrat kanë folur edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.