
Serbia i ka dhuruar 13 mijë doza të vaksinës anti-COVID nga kompania “Sputnik V” Maqedonisë së Veriut, përcjell Insajderi.
Këtë e ka bërë të ditur Kryeminstrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila ka pohuar se në total prej 48 mijë vaksinash janë dhuruar në këtë vend deri tani.
Bërnabiq ka theksuar se, kontigjenti i fundit i vaksinave “Sputnik V” është dorëzuar në Maqedoninë e Veriut të mërkurën e 27 prillit, brenda kontigjentit të 20 mijë vaksinave të dozave të dyta, të destinuara për rivaksinim, njoftonTanjug.rs. /Insajderi.com