Serbia i gëzohet që Gjykata Speciale fton “Rambon” e Kosovës

Serbia i gëzohet që Gjykata Speciale fton “Rambon” e Kosovës

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës.

Lajmin për dorëheqjen e Haradinajt e kanë mbuluar edhe mediat serbe.

Televizioni publik i Serbisë, ka shkruar se “Rambo” i Kosovës ftohet për të tretën herë nga Haga. Ndërkohë për këtë kanë raportuar edhe mediat tjera serbe si ‘Danas’ e ‘telegraf.rs’ me titull “Haradinaj jep dorëheqje”.

“Blic.rs’ lajmin për dorëheqjen e Haradinajt e ka ilustruar me foton e lajmit të fundit, duke treguar në titull edhe deklaratën e tij se është ftuar nga Gjykata Speciale e Hagës.