Serbia i jep CEFTA-s 90 ditë afat për të hequr taksën – kërcënon me dërgimin e rastit në Arbitrazh

Serbia i jep CEFTA-s 90 ditë afat për të hequr taksën – kërcënon me dërgimin e rastit në Arbitrazh

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka thënë sot se Qeveria e Serbisë i ka dërguar një kërkesë zyrtare CEFTA-s për zgjidhjen e çështjes së taksës prej 100 për qind të vendosur nga Kosova ndaj Serbisë.

Brnabiq ka thënë se CEFTA ka një afat prej 90 ditësh prej ditës së nesërme “për të zgjidhur problemin që Prishtina ka bërë me shkeljen e drejtpërdrejtë dhe të qartë të marrëveshjes”.

Ajo u shpreh se nëse çështja e taksës prej 100 për qind nuk zgjidhet brenda 90 ditëve të ardhshme, Serbia do ta çojë rastin në Tribunalin e Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Brnabiq deklaroi se Serbia nuk do të vendosë kundërmasë ndaj produkteve kosovare. /Insajderi.com