Serbia i paguan qytetarët që vaksinohen

Serbia i paguan qytetarët që vaksinohen

Serbia do të paguajë qytetarët e saj me rreth tre mijë dinarë (30 dollarë), për të marrë të paktën një dozë të vaksinës deri në fund të muajit maj, transmeton Insajderi.

Kjo iniciativë është marrë në përpjekje për të përshpejtuar fushatën e vaksinimit.

Presidenti Aleksandar Vuçiq, teksa shpalli planin, tha se rritja ekonomike varet nga vaksinimi i popullsisë, raporton REL.

Mesatarisht, serbët fitojnë pak më shumë se 600 dollarë në muaj.

Vuçiq tha se Qeveria nuk mund t’i diskriminojë njerëzit në bazë të vaksinimit, por ai i përshkroi ata që refuzojnë të marrin vaksinën si “të papërgjegjshëm dhe egoistë”.

“Kjo është arsyeja përse kemi menduar t’i shpërblejmë njerëzit që tregojnë përgjegjësi”, tha ai.

Vuçiq gjithashtu tha se punonjësit shtetërorë, të cilët nuk janë të vaksinuar dhe sëmuren me Coronavirus, nuk do të mund të marrin leje me pagesë. /Insajderi.com