“Serbia ka punuar për krijimin e Speciales, deputetët e Kosovës e votuan”

“Serbia ka punuar për krijimin e Speciales, deputetët e Kosovës e votuan”

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, thotë se Serbia ka gisht në krijimin e Gjykatës Speciale, transmeton Insajderi.

Në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, Klinaku tha se kjo gjykatë është ngritur nga raporti i Dick Martyt.

“Mund të them që Serbia e ka shtyrë krijimin e kësaj gjykate, ka punuar për krijimin e saj por deputetët e Kosovës e votuan atë”, tha ai.

Klinaku tutje u shpreh për mosnjohjen e kësaj Gjykate, për çka thotë se OVL e UÇK e ka kundërshtu këtë gjykatë edhe me protesta, kjo Gjykatë nuk i heton krimet serbe në Kosovë prandaj edhe nuk e njohin atë. /Insajderi.com