Serbia kërkon nga Kosova dëshmitë dhe xhirimet e vrasjes së Ivanoviq

Serbia kërkon nga Kosova dëshmitë dhe xhirimet e vrasjes së Ivanoviq

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka deklaruar sot se Serbia kërkon nga Kosova dhe nga bashkësia ndërkombëtare t’i dërgohen të gjitha shënimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqi, që nga xhirimet deri te dëshmitë e ngjashëm, transmeton Koha.net.

Vulin, duke folur për tv pink, ka thënë se situata në kufirin Serbi-Kosovë është e qetë dhe nën kontroll, se Ushtria e Serbisë po kryen rregullisht detyrat e veta dhe se ajo është krejtësisht e gatshme të mbrojë sovranitetin dhe integritetin e vendit.

“Autoritetet e Prishtinës dhe të bashkësisë ndërkombëtare i kanë të gjitha, që nga xhirimet deri te dëshmitë ne kërkojmë që ato të lihen në dispozicion. Nëse nuk janë të aftë t’i gjejnë vrasësit, ne do ta bëjmë atë, vetëm ose bashkë me të“, ka thënë Vulin. /Insajderi.com