Serbia kidnapon tre policë brenda territorit të Kosovës, i nis drejt Beogradit(FOTO-VIDEO)

Serbia kidnapon tre policë brenda territorit të Kosovës, i nis drejt Beogradit(FOTO-VIDEO)

Policia e Kosovës ka njoftuar se në thellësi të territorit të Kosovës, në zonën kufitare në veri të vendit dyshohet se janë kidnapuar tre zyrtarë kufitar patrullues.

Sipas njoftimit të policisë, njësiti policor i cili ishte në përbërje prej tre zyrtarëve kufitar, kanë njoftuar se në afërsi të pikës statike kanë vërejtur person/a të maskuar dhe të armatosur, me këtë rast në drejtim të kësaj pike në asistencë janë nisur njësi shtesë të PK-së.

Ndërkaq, policia me të arritur në atë lokacion, kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare por jo edhe vet zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë lokacion.

Lajmi fillimsht u dha në mediumin “Novosti”, i afërt me presidentin serb Vuçiq. Sipas burimeve të këtij mediumi tre policët janë kidnapuar dhe më pas janë nisur për në Beograd.