21 vjet prapa

Serbia kompleton rindërtimin e aeroportit që e shkatërroi NATO në 99-ën

Nga sulmi i madh në këtë aeroport, ai gati u shkatërrua krejtësisht dhe doli jashtë funksionit.

Serbia kompleton rindërtimin e aeroportit që e shkatërroi NATO në 99-ën

Aeroporti më i madh ushtarak në Serbi, i njohur si Baza Ajrore e Batajnicës, është rindërtuar përfundimisht mbrëmë, kur ka përfunduar edhe riparimi i sistemit të shënjimit të dritave, njofton Insajderi.

Punimet përfundimtare i ka përcjellur edhe ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin.

Vulin ka deklaruar se më në fund edhe ky aeroport ushtarak është bërë i barabartë, për nga cilësia, me aeroportet tjera ushtarake të Evropës.

Ky aeroport është i ndërtuar në mes të Batajnicës dhe Nova Pazovas, rreth 25 kilometra distancë nga qendra e Beogradit. Kur ishte ndërtuar, ishte bërë në funksion të mbrojtjes së kryeqytetit nga sulmet.

Por, pak ka arritur ta kryejë këtë rol gjatë vitit 1999 kur u sulmua nga forcat ajrore të NATO-s.

Nga sulmi i madh që ishte realizuar në këtë aeroport, ai gati u shkatërrua krejtësisht dhe doli jashtë funksionit.

Ishte vetëm në vitin 2006 kur u ri-funksionalizua deri në një masë dhe operonte me kapacitete të përgjysmuara.

Baza ajrore në Batajnicë pas luftës zyrtarisht kishte marrë emrin “Kolonel-pilot Milenko Pavloviq”, emri i një piloti të vrarë gjatë sulmeve të NATO-s./Insajderi.com

 

Bomb damage assessment photo of the Batajnica Air Force Repair ...