Serbia kursen vetëm Thaçin dhe Haradinajn nga Interpoli

Serbia kursen vetëm Thaçin dhe Haradinajn nga Interpoli

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Nebojsha Stefabnoviq, ka deklaruar sot se të gjitha fletë arrestet e gjykatave serbe janë kthyer në sistemin e Interpolit pos fletë arresteve për kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrin e saj Ramush Haradinaj.

Ai duke folur lidhur me qëndrimin delegacionit të Policisë së Serbisë dhe se është insistuar që fletë arrestet  e gjykatave serbe në të cilat gjenden shqiptarë nga Kosovës, të kthehen në sistem.

“Ato janë kthyer, me përjashtim të fletë arresteve për Ramush Haradinajn Hasim Thaçin. Ata janë në sistem, por nuk do të jenë të dukshme gjatë periudhës së ardhme”, ka thënë ai, njofton FoNet.

“Insistiojmë që Interpol të respektojë fletë arrestet tona”, ka thënë Stefanoviq.