Serbia mban në fuqi fletarrestin për Ramush Haradinajn

Serbia mban në fuqi fletarrestin për Ramush Haradinajn

Serbia është duke vazhduar hetimet ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pavarësisht vendimit të gjykatës franceze në Colmar, Ministria e Drejtësisë në Serbi është duke vazhduar hetimet ndaj Haradinajt, shkruan Tanjug.

Ramush Haradinaj ishte ndalaur me katër janar në Colmar të Francës në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga Serbia.