Serbia mohon masakrën e Reçakut – MPJ publikon fotografitë e kryerësve të krimit

Serbia mohon masakrën e Reçakut – MPJ publikon fotografitë e kryerësve të krimit

Këta janë kriminelët që kryen masakrën në Reçak

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka mohuar maskrën e Reçakut.

Ai rrjedhimisht ka mbrojtur edhe ata që kanë kryer këtë masakër.

Për krejt këtë çështje ka reaguar edhe Jetlir Zyberaj, këshilltari Behgjet Pacollit, minstrit të Jashtëm në detyrë.

“Vuçiq është mbrojtësi i atyre që kryen masakrën në Reçak. Ata janë anëtarë të partisë së tij dhe aleatë të afërt të tij. Problemi me këtë politikë nuk është Serbia pasi ata do të bënin të njëjtën gjë me Kosovën nëse do të mundnin, por dështimi i drejtësisë ndërkombëtare për të dënuar këta kriminelë lufte që ecin tani rë lirë në Beograd dhe mohojnë krimet e tyre”, ka shkruar ai.

“Përkundrazi, drejtësia ndërkombëtare po gjykon luftën tonë për liri dhe jo gjenocidin serb dhe politikat e serbe të aparteidit”.

Zyberaj ka publikuar edhe disa fotografi ku shihen ata që kanë kryer masakrën e tmerrshme në Reçak, shkruan Insajderi.

“Këta persona #këtu janë ata që kanë kryer masakrën e Reçakut dhe nuk janë përballur me drejtësinë. Prokurorët tanë duhet t’i padisin dhe t’i instojnë në Interpol. Ka ardhur koha për të krijuar një Gjykatë për genocidin serb në Kosovë dhe masakra e Reçakut duhet të jetë rasti i saj i parë e saj”.

insajderi.com