Pas deklaratave nga Ministrja për Dialog, Edita Tahir se është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve, një gjë të tillë është mohuar nga Marko Gjuriq. Ai ka thënë se nuk është arritur ende marrëveshja e targave, por sipas tij janë në rrugën e duhur për të bërë një gjë e tillë.
Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë se delegacioni i Beogradit gjatë bisedimeve të djeshme në kuadër të dialogut teknik me ndërmjetësimin e BE-së, ka thënë në Bruksel çështja e targave ishte temë e diskutimit në Bruksel, por ka përgenjeshtruar homolgen e saj Edita Tahiri e cila tha se është arritur marrëveshja.
Sipas tij, në marrëveshjen e 2011 me Kosovës, Serbia ka dashur që targat serbë të ekzistojnë në territorin e Kosovës.
Gjuriq ka shtuar se më e mira do të ishte që çështja e tabelave të mos lidhet me ndonjë çështje të statusit dhe kjo është ajo që pala serbe këmbëngul në bisedime, që targave t’u mbulohet pjesa RKS.
“Kjo bëhet për të pasur qarkullim të makinave, kamionëve dhe automjeteve të ndryshme. Nëse ne nuk pajtohemi me statusin e Kosovës të paktën le të mbulohen këto simbole, që t’i mundësohet njerëzve udhëtimi normal”, ka thënë Gjuriq.
Ai shtoi se nuk ka marrëveshje në mes të dy palëve për çështjen e targave, dhe se sipas tij do të jetë e vështirë për shkak së është rënduar “klima e pafavorshme në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”.
Dialogu teknik në mes Kosovës dhe Serbisë përfundon nesër, dhe është planifikuar të diskutohet për pjesën veriore dhe jugore të Mitrovicës.