Serbia ngrinë të gjitha aktivitetet ushtarake me partnerët e saj

Serbia ngrinë të gjitha aktivitetet ushtarake me partnerët e saj

Qeveria e Serbisë sot mori vendim për ngrirjen e të gjitha stërvitjeve ushtarake dhe aktivitetet me të gjithë partnerët, njofton Insajderi.

B92 citon ministrin e Mbrojtjes Aleksandar Vulin të ketë deklaruar se Serbia është nën presion të tmerrshëm nga BE për shkak të stërvitjeve të paralajmëruara me Bjellorusinë e Alexander Lukashenkos, rizgjedhjen e të cilit në krye të vendit nuk e pranon asnjë vend I BE-së për shkak të manipulimit të zgjedhjeve të 9 gushtit.

“Na kërkohet të braktisim stërvitjet e planifikuara ushtarake me Bjellorusinë me koston e largimit nga e ardhmja jonë evropiane. Në periudhën e ardhshme, ne nuk do të marrim pjesë në asnjë stërvitje apo aktivitet ushtarak me NATO-n, Rusinë, SHBA, Kinë, BE, Lindje ose Perëndim,” tha ai.

Vulin deklaroi se pjesëmarrja në operacionet paqeruajtëse do të shqyrtohet dhe, nëse është e nevojshme, ajo edhe do të pezullohet./Insajderi.com