“The Times of Israel”, Serbia nuk do ta zhvendosë ambasad" />

“Serbia nuk do ta zhvendosë ambasadën në Jerusalem, nëse Izraeli njeh Kosovën”

“Serbia nuk do ta zhvendosë ambasadën në Jerusalem, nëse Izraeli njeh Kosovën”

Sipas mediumit izraelit, “The Times of Israel”, Serbia nuk do ta zhvendosë ambasadën në Jerusalem nëse shteti hebre e njehë Kosovën si shtet të pavarur, transmeton Insajderi.

Kjo gazetë shton ndër tjerash se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli “do të shkatërronte”, marrëdhëniet ne mes Izraelit dhe Serbisë.

“Serbia nuk do të përmbushë premtimin e saj për të zhvendosur ambasadën në Jerusalem nëse Izraeli njeh armikun e saj Kosovën, paralajmëroi të mërkurën një burim i afërt me qeverinë në Beograd, duke shtuar se njohja zyrtare e shpalljes së pavarësisë së Prishtinës në vitin 2008 nga Izraeli do të “shkatërronte” marrëdhëniet e shtetit hebre me Serbinë”, shkruan gazeta izraelite.

Presidenti amerikan, Donald Trump, pas marrëveshjes së 4 shtatorit ka shkruar në Tëitter, se “Kosova me shumicë myslimane ka normalizuar raportet me Izraelin”, duke paralajmëruar se Kosova do të jetë “shteti parë më popullësi myslimane që do të ketë ambasadë në Jerusalem”. /Insajderi.com