
Ministrja e Integrimeve Evropiane të Serbisë, Jadranka Jokisimoviq ka thënë se me marrëveshjet e Brukselit parashihet arritja edhe e një ujdie mbi normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën, transmeton Klan Kosova.
Sipas saj, ani pse përmbajtja e kësaj marrëveshjeje të ardhshme nuk është definuar, kjo nuk do të thotë se detyron Serbinë ta njohë Pavarësinë e Kosovës.
“Prandaj është prezantuar dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës, nga i cili duhet të lindë përmbajtja e marrëveshjes”, ka shtuar ajo, transmeton Klan Kosova