Shteti i Serbisë nuk e ka kërkuar ende ekstradimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, mirëpo pritet ta bëjë një kërkesë të tillë gjatë fillimit të javës së ardhshme.
Burimi i fotografisë: Armend Nimani/ AFPMinistria e Drejtësisë e Serbisë do të bëjë kërkesë për ekstradimin e Ramush Haradinajt në fillimin e javës së ardhshme, njofton sot televizioni serb Novi Dan.
Sipas asaj që shkruan N1 Info, kërkesa e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt nuk është e gatshme, por do të jetë në kohën më të shkurtër të mundshme.
Zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë serbe citohen të kenë thënë për N1 Info se ata “kanë dërguar tashmë një bazë të dokumentacionit me përmbajtjen e akuzave të Haradinajt.
“Haradinaj nuk mund të ndiqet penalisht për krimet që është shpallur i pafajshëm në Hagë. Prandaj, zyra e prokurorit në Francë duhet të ketë dëshmi që nuk ishin në dispozicion në Tribunalin e Hagës”, njofton televizioni serb Novi Dan, përcjell Insajderi.
Cilësia e provave të dërguara nga Ministria serbe e Drejtësisë do të analizohen nga një gjykatë franceze, e cila më pas do të marrë vendim për një ekstradim të mundshëm të ish-kryeministrit të Kosovës në Serbi.
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u arrestua të mërkurën në mbrëmje, në aeroportin e Baselit në Zvicër, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Ai akuzohet nga shteti serb për krime lufte.
Momentalisht Haradinaj ndodhet në një qendër paraburgimi në qytetin Colmar të Francës, raporton Insajderi.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të enjten se Serbia do të kërkojë esktradimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, i ndaluar nga autoritetet franceze në Bazel.
Vuçiq u tha gazetarëve në Qeverinë e Serbisë se prokuroria ka një “numër të lëndëve kundër Haradinajt dhe askush nuk ka të drejtë që të rrënojë vendimet e organeve të drejtësisë – Prokurorisë së Serbisë”.
“Çka tjetër vetëm se të kërkojmë ekstradimin e tij”, tha Vuçiq.
Serbia ka lëshuar në vitin 2003 një dokumentacion të quajtur “Libri i Bardhë”, në të cilën ndodhen 157 ish-pjesëtarë të UÇK-së të akuzuar për krime lufte. Shteti serb ka lëshuar urdhër-arrest për secilin nga këta 157 persona. /Insajderi.com
DOSJA Grande VIII- Negociatat e dyshimta për armë të familjes Rugova me KFOR in dhe Hajredin Kuçin