Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka paralajmëruar hapjen e një qendre testimi për Covid-19 në Mitrovicën e Veriut, njofton Insajderi.
Në një deklaratë për shtyp, Brnabqi ka thënë se pas gjendjes së vështirë që po kalon Serbia me pandeminë Covid-19, qeveria do të ndërmarrë një turne për ndërtimin e 22 laboratorëve ku do të kryhen testime për Covid-19.
Në kuadër të këtij paralajmërimi, Brnabqi ka përmendur edhe Mitrovicën e Veriut si njërën nga qendrat ku do të ndërtohet një laborator i tillë.
Gjatë ditës së sotshme në Serbi, janë regjistruar edhe 295 raste të reja me Coronavirus si dhe 20 të tjerë kanë vdekur si pasojë e këtij virusi./Insajderi.com