Serbia paralamëron reagime nëse Kosova fillon aplikimin në organizata ndërkombëtare dhe lobimin për njohje

Serbia paralamëron reagime nëse Kosova fillon aplikimin në organizata ndërkombëtare dhe lobimin për njohje

Serbia është në komunikim me disa shtete që janë të gatshme të ndryshojnë vendimin dhe të tërheqin njohjen e Kosovës, nëse kjo e fundit fillon kampanjën për njohjen e pavarësisë dhe aplikimin në organizatat kombëtare, transmeton Shqip.com.

Këto deklarata i ka bërë sekretari shtetëror i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Nemanja Staroviq, i cili ka theksuar se Serbia është e angazhuar plotësisht në respektimin e Marrëveshjes së Washingtonit.

Sipas tij, Serbia nuk do të heq dorë nga moratoriumi për të suspenduar kampanjën e njohjeve, por do të reagojë seriozisht dhe me vendosmëri ndaj lëvizjeve të Kosovës dhe lobuesve të saj, raporton Tanjug.

Ai ka shtuar se Serbia është në komunikim me një numër shtetesh që janë të gatshme të ndryshojnë vendimin dhe të tërheqin njohjen e Kosovës.

Ndryshe, më 4 shtator është bërë një vit prej kur është nënshkruar Marrëveshja e Washingtonit, mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas kësaj marrëveshje, ishte nënshkruar një moratorium, në të cilin, Kosova gjatë një viti nuk do të aplikonte në organizata ndërkombëtare dhe nuk do të lobonte për njohjen e pavarësisë së saj. /Insajderi.com