“Serbia po kërkon para edhe për gërmime të të zhdukurve, Kosova t’i qes kushte”

“Serbia po kërkon para edhe për gërmime të të zhdukurve, Kosova t’i qes kushte”

Sot në Kosovë shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur. Ndërkohë edhe 18 vjet pas luftës, familjarët kërkojnë mbi 1600 persona të pagjetur.

Bajram Qerkini Kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, i ftuar në emisionin e mëngjesit të RTK-së tha se edhe pse pas 18 vitesh çështja ka mbetur peng.

“Tash 18 vite familjarët i kujtojnë më të dashurit, çështje e cila ka stagnuar pothuajse 90% . Mbi 1600 persona dihet nga janë marrë dhe nga kush dhe nuk po bëhet asgjë”, tha Qerkini.

Sipas tij edhe pse është krijuar grupi punues, faktikisht ky grup ngelet kufizuar e fajin kryesor e kanë vendorët e ndërkombëtarët të cilët nuk po bëjnë sa duhet rreth kësaj çështje:

“Ndërkombëtarët janë këtu për të na ndihmuar por vendorët janë ata që duhet t’i qesin kushte atyre dhe palës serbe ku kjo e fundit kërkon edhe para për gjurmime”, theksoi Qerkini.

Sa i përket familjarëve, Qerkini thotë se ata janë ne pozitën më të keqe, sepse janë ata të cilët presin në ankth dhe shpresojmë se Gushti tjetër mos të na gjejë me këto rezultate të dobëta