Delegacioni serb në Bruksel ka thënë se asnjë marrëveshje me Kosovën nuk është arritur, raporton Tanjug, transmeton Insajderi.com.
Delegacioni i Beogradit në Bruksel po përfaqësohet nga Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovën’ në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të mërkurën mbrëma ka njoftuar se është arritur një marrëveshje mes palëve për situatën sa i përket reciprocitetit me targat e veturave.
Në një adresim për media, Bislimi ka theksuar se kanë arritur të krijojnë një draft final, ku po pritet vetëm miratimi nga ana e palës serbe.
Ndërsa, nga Bashkimi Evropian ka thënë se bisedimet për arritjen e marrëveshjes për situatën në Veri të Kosovës janë ende duke vazhduar./Insajderi.com