Serbia vazhdon të lobojë kundër pranimit të Kosovës në Interpol

Serbia vazhdon të lobojë kundër pranimit të Kosovës në Interpol

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar se fillimi i seancës së Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it në Dubai është përcjellë me tensione.

Ai pohoi se, Serbia vazhdon të lobojë dhe të punojë me partnerët e saj në lidhje me pranimin e mundshëm të Kosovë në INTERPOL dhe të mos kalojë përmes votimit të së martës.

“Votimi i Kosovës në INTERPOL është një politizim i plotë i organizatës, që është e dëmshme jo vetëm për të drejtën ndërkombëtare, por edhe për operacionet e ardhshme policore”.

Sipas tij, pavarësisht kundërshtimit nga një numër i madh i shteteve anëtare dhe Serbisë për të nxjerrë jashtë rendit të ditës Kosovën, u vendos të mbetet pikë kyçe, përcjell Klankosova.

“Edhe pse ne kemi paralajmëruar vazhdimisht se kjo çështje është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, ky vendim tregon se rezoluta e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e vitit të kaluar në Pekin mbetet vetëm një ‘letër e vdekur’”.

Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL pritet të votohet të martën.