Sërish bllokohet magjistralja Hani i Elezit – Kaçanik

Sërish bllokohet magjistralja Hani i Elezit – Kaçanik

Lajmin për bllokimin e rrugës e ka konfirmuar Agim Gashi, zëdhënës i policisë regjionale të Ferizajt.

“Magjistralja është bllokuar sot në mëngjes si pasojë e rrëshqitjes së dheut dhe gurëve, ajo është ë mbyllur plotësisht, policia është në vendngjarje dhe po i orienton veturat tek vendi i quajtur “Fusha e Pajtimit” dhe në disa pjesë të tjera”  i ka thënë Klan Kosovës Gashi.

Rruga magjistrale që lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit është mbyllur shpesh për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Para rreth dy jave, për shkak të rrëshqitjes së dheut ishte bllokuar trafiku për një natë./Insajderi.com