Sërish dështon të votohet projektligji për vlerat e UÇK-së

Sërish dështon të votohet projektligji për vlerat e UÇK-së

Sërish ka dështuar të votohet Projektligji për vlerat e UÇK-së, në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet seanca plenare, njofton Insajderi.

Me 36 vota pro, projektligji në fjalë nuk arriti të kalojë, meqë edhe kësaj here nuk kishte kuorum të mjaftueshëm në votim.

Kshtu tha kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila shtoi se me asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim nuk kalon ky projektligj në parim të parë.

Si i tillë, do të vendoset sërish në votim në njërën prej seancave të radhës.

Projektligji për vlerat e UÇK-së kishte shkaktuar reagimin e ambasadave të huaja në Kosovë. /Insajderi.com