Sërish lëkundje të tokës në Shqipëri, tërmet 3.9 shkallë të rihterit

Një tërmet tjetër ka lëkundur Shqipërinë të premten rreth orës 9:00.

Ky tërmet është njoftuar edhe nga një organizatë ndërkombëtare shkencore, EMSC, e cila ofron informacione në kohë reale lidhur me lëkundjet nga tërmetet.

EMSC raporton se tërmeti i fundit ka magnitudë 3.9 shkallë të rihterit.

Gjatë tri ditëve të fundit, Shqipëria është lëkundur nga qindra pasgoditje sizmike. /Insajderi.com