Sërish mot i nxehtë, këto janë temperaturat për pesë ditët e ardhshme

Sërish mot i nxehtë, këto janë temperaturat për pesë ditët e ardhshme

Temperaturat e larta do të mbizotërojnë gjatë pesë ditëve të ardhshme në vendin tonë.

Prishtina Weather, ka njoftuar se gjatë fundjavës dhe ditëve në vazhdim mbi vendin tonë do të mbajë mot i nxehtë e me diell, duke përjashtuar të shtunën ku mund të ketë reshje shiu, shkruan lajmi.net.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të shënojnë rritje mbi vlera mesatare, e nga dita e martë do të zbresin lehtë rreth vlerave mesatare.

Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 15C, e maksimalet nga 29C deri në 32C.

19.07.2019 – Ditëve të fundjavës mbi rajonin tonë do të shtrihen fusha të presionit të lartë, ndërsa nga Afrika veriore masa më të nxehta ajrore do të depërtojnë edhe mbi vendin tonë, që do të kushtëzojnë mot të nxehtë dhe kryesisht me diell. Vetëm ditën e shtunë, orëve të pasdites priten mundësi për reshje lokale shiu, kryesisht rreth viseve malore.

Nga dita e martë, në lindje të rajonit, do të depërtojnë turbullira nga Europa verilindore, që do të sjellin mundësi për reshje lokale shiu, si dhe rënie të lehtë të temperaturave rreth vlerave mesatare.

20.07 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

21.07 – Nxehtë, kryesisht me diell

22.07 – Nxehtë, kryesisht me diell.

23.07-24.07 – Pjesërisht vranët, pasdite mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të shënojnë rritje mbi vlera mesatare, e nga dita e martë do të zbresin lehtë rreth vlerave mesatare.

Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 15C, e maksimalet nga 29C deri në 32C.

Nga dita e martë do të zbresin në 27C deri 28C.

Do të fryj erë e lehtë nga verilindja 1-9m/s.

Shtypja atmosferike do të mbetet e lartë mbi vlera normale.