Sërish tërmet në Kroaci

Sërish tërmet në Kroaci

Kroacia është goditur nga një tërmet i ri, rreth orës 8 të mëngjesit të së hënës, njofton Insajderi.

Lajmi është bërë i ditur në faqen “EMSC” në Twitter, megjithatë nuk është bërë e ditur se në çfarë shkalle ka qenë tërmeti.

Kroaica u trondit këto ditë nga lëkundje të forta tërmeti.

Tërmeti i datës 29 dhjetor arriti një forcë prej 6,4 të shkallës Richter, duke shkaktuar dëme në qytetin e vogël Petrinja, 45 km në juglindje të Zagrebit./Insajderi.com