Serwer: Do të doja të shihja në Kosovë një parti si ajo e udhëhequr nga Abazoviq

Serwer: Do të doja të shihja në Kosovë një parti si ajo e udhëhequr nga Abazoviq

Profesori i universitetit “John Hopkins”, Daniel Serwer, ka deklaruar se do të dëshironte të shihte në Kosovë një parti të ngjashme me atë që udhëheq Dritan Abazoviq në Mal të Zi.

Serwer tha se partitë politike të cilat do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit janë “ndarë” mbi baza etnike.

“Unë do të doja të shihja një lëvizje qytetare si kjo, por është e vështirë në një shoqëri thellësisht të ndarë e ku identiteti etnik mbivlerësohet. Themelimin e një partie të tillë në Prishtinë e Beograd do ta shihnin si kërcënim. Sidoqoftë kjo nuk është një arsye që të mos bëhet”, ka thënë Serwer për kosovo online, transmeton Insajderi.

Dritan Abazoviq drejton lëvizjen “URA” dhe pas suksesit në zgjedhjet e fundit, Abazoviq ka arritur të zgjidhet zv.kryeministër i Malit të Zi./Insajderi.com