Server: Marrëveshja për linjën ajrore Beograd-Prishtinë, shpresë për rinisjen e dialogut

Marrëveshja për vendosjen e linjës ajrore në mes Kosovës dhe Serbisë paraqet shpresë për rinisje të dialogut në mes Kosovë dhe Serbisë, ka deklaruar profesori i Universitetit “John Hopkins” të Uashingtonit, Daniel Server.

Server: Marrëveshja për linjën ajrore Beograd-Prishtinë, shpresë për rinisjen e dialogut

Server, i cili është ekspert për Ballkan, ka deklaruar për Zërin e Amerikës se “impulsi i ri” duhet të mbizotërojë rrethanat politike në Serbi dhe Kosovë, duke përkujtuar se Serbinë së shpejti po e presin zgjedhjet parlamentare.

“Duhet të kemi parasysh se Kosova dhe Serbia do të kthehen në tryezën e negociatave, pas zgjedhjes së qeverisë në Kosovë. Dhe atëherë paraqitet problemi i ri – periudha parazgjedhore dhe fushata në Serbi. Gjithë kjo mund të ngadalësojë zhvillimin e shpejtë të bisedimeve”, ka thënë Server.

Ai ka shtuar se dialogu është proces i cili po zhvillohet me ndërmjetësim të Evropës, në të cilin po kyçen edhe amerikanët./Insajderi.com.