Server: Presion ndaj Kosovës që të arrihet marrëveshja para zgjedhjeve në Serbi

Eksperti amerikan për Ballkan Daniel Server ka thënë se evropianët dhe amerikanët do të bëjnë presion të fuqishëm ndaj Prishtinës që ta arrijnë marrëveshje me Beogradin para zgjedhjeve në Serbi në pranverë të vitit 2020 dhe që Kosova duhet të jetë e gatshme për ta refuzuar çdo marrëveshje e cila e shkelë integritetin e saj territorial.

Server: Presion ndaj Kosovës që të arrihet marrëveshja para zgjedhjeve në Serbi

Në një tekst të cilin e ka publikuar në bllogun e tij, Server ka pretenduar se nuk sheh asnjë përparësi për Kosovën nëse ajo dorëzohet para këtij presioni”, transmeton Zëri i Amerikës në gjuhën serbe.

“Prishtina duhet të jetë e gatshme ta refuzojë një marrëveshje të keqe, në mënyrë që ta fitojë një të mirë. Marrëveshja e keqe është çdo marrëveshje e cila e shkelë sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij vendi, ndërsa marrëveshja e mirë do t’i siguronte shkallë të mjaftueshëm të decentralizimit dhe komuniteteve të pakicave do t’iu mundësonte të administrojnë me mjediset e tyre”, ka theksuar Server, profesor i Universitetit John Hopkins në Uashington.

Ai ka shkruar se nuk e ka të qartë përse SHBA kanë emëruar dy emisarë për procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe konsideron se kjo më tepër pasqyron një konfuzion sesa qëllimin.

Zëvendësi i ndihmës sekretarit të shtetit Mattew Palmer është emëruar për emisar të posaçëm të sekretarit të shtetit për Ballkanin Perëndimor, derisa ambasadori i SHBA në Gjermani Richard Grenell është emëruar për emisar të posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për dialog në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“Nuk do të më befasonte që nacionalisti etnik, ambasadori Grenell i cili tashmë ka bërë gjithçka për ta fyer qeverinë e Gjermanisë, të tentojë ta ringjallë idenë e dështuar mbi shkëmbimin e territoreve”, ka pretenduar Server dhe ka përsëritur se për stabilitet të rajonit është kyçe që të mos vizatohen kufijtë sipas vijave etnike./Insajderi.com.