
shtë skeptik që këtë vit Kosova dhe Serbia do të bien dakord për një marrëveshje.
Kjo nga prizmi i njohësit amerikan të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer.
Ka treguar se pse marrëveshje nuk do të ketë, për Kosova Online përmendi arsyen kryesore; zgjedhjet në Serbi.
“Gjithmonë ka mundësi, por unë dyshoj se do të ndodhë kjo, e veçanërisht nuk do të ndodhë para zgjedhjeve në Serbi”.
Pikërisht, në prill serbët dalin në votime – Kosova është problem kryesor atje.
Ndërkaq, analisti amerikan pret që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe të jenë më aktive në dialog.
Por, pos për marrëveshje finale, Serwer nuk ka optimizëm as për liberalizim të vizave.
Thotë se francezët e holandezët duhet të iu tregojnë qartë kosovarëve për hezitimin e tyre.
Tash, Franca e drejton presidencën e Bashkimit Evropian. /Insajderi.com