Serwer: Serbia do ta njihte Kosovën në këmbim të anëtarësimit në BE, por po pret të marr më shumë

Serwer: Serbia do ta njihte Kosovën në këmbim të anëtarësimit në BE, por po pret të marr më shumë

Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkan, Daniel Serwer, ka deklaruar se Serbia do ta njihte Kosovën që tani, në këmbim të anëtarësimit në Bashkimit Evropian, transmeton Insajderi.

Por, sipas tij, ajo po pret që të përfitojë më shumë nga ky proces.

“Kompromisi përfundimtar është i qartë për mendimin tim: Njohja në këmbim të përshpejtimit të integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Serbia mund ta pranojë këtë marrëveshje tani, por do të pres të përfitojë pak më shumë”, ka thënë ai për RTV Dukagjinin.

Duke folur për “non paper-in” e fundit, i cili u publikua në media e ku flitet për një marrëveshje mes dy shteteve, Serwer është shprehur se qëllimi është që të ndikohet në dialog.

“Unë nuk e di se nga kush është shkruar ky ‘non paper’, por mund të imagjinoj se ka pasur qëllim t’i japë kahje tjetër procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”./Insajderi.com