Serwer: Serbia nuk ishte e interesuar për Asociacionin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

Serwer: Serbia nuk ishte e interesuar për Asociacionin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

Analisti dhe eksperti amerikan për çështje ballkanike Daniel Server vlerësoi se Beogradi nuk ishte i interesuar të formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në përputhje me kushtetutën e Kosovës.

Ai gjithashtu theksoi se do të ishte e dobishme nëse Kosova do ta bënte më të qartë gatishmërinë e saj për të formuar Asociacionin e Komunave Serbe, raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug, njofton Insajderi.

“Përshtypja ime është se Serbia nuk ishte e interesuar për Asociacionin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, e cila kërkohej nga vendimi i Gjykatës Supreme. Por unë mendoj se do të ishte e dobishme nëse Kosova do ta bënte më të qartë gatishmërinë e saj për të formuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Kjo saktësisht do të ishte më mirë për të arritur efekt maksimal, por tashmë i takon negociatorëve ”, tha ai.

Kosova dhe Serbia kishin nënshkruar një marrëveshje për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, por Gjykata Kushtetuese e kishte anuluar këtë duke i shpallur mbi 20 pika anti-kushtetuese.

Në atë kohë, blloko opozitar që përbëhej nga Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, kundërshtonin Asociacionin, madje ishin organizuar edhe protesta të dhunshme.

Përpos protestave, ishin mbledhur shumë nënshkrime dhe ratifikimi ishte penguar nga gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Prej asaj kohe, Serbia ka kërkuar vazhdimisht që të themelohet Asociacioni me kompetenca ekzekutive, por Kosova nuk e ka jetësuar atë. /Insajderi.com/