Serwer: Thaçi është i zëvendësueshëm

Serwer: Thaçi është i zëvendësueshëm

Ish-diplomati amerikan dhe njohësi i çështjeve ballkanike, Daniel Serwer, deklaroi se ish-presidenti i Kosovës, “Hashim Thaçi është i zëvendësueshëm në politikën kosovare”.

Këto komente ai i bëri gjatë një interviste për mediumin serb në vendin tonë “Kosovo Post”.

“Sigurisht që ka. Kosova ka shumë njerëz që mund të zëvendësojnë të akuzuarit, të cilët me të drejtë shkuan të mbrohen”, tha njohësi Ballkanit gjatë një interviste për mediumin serb në Kosovë”.

Serwer po ashtu foli për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Profesori amerikan theksoi se nuk duhet të ketë asgjë më pak sesa “normalizimi i vërtetë” i raporteve në mes dy vendeve.

“Çfarëdo që të kërkojë Prishtina ose Beogradi, ata duhet të jenë të gatshëm të japin një ekuivalent. Dhe gjithçka që është rënë dakord duhet të zbatohet në një mënyrë të verifikueshme. Duhet gjithashtu të jetë e qartë se dialogu ekziston me një qëllim: të mundësojë njohjen reciproke dhe shkëmbimin e ambasadorëve. Asgjë më pak se kaq është normalizimi i vërtetë”, deklaroi Serwer. /Insajderi.com