“Shaban Polluzha bëri kryengritjen e parë antikomuniste në Evropë”

“Shaban Polluzha bëri kryengritjen e parë antikomuniste në Evropë”

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli e ka nderuar të varri figurën e heroit Shaban Polluzha, për të cilin tha se kishte organizuar kryengritjen e parë antikomuniste në Evropë.

“Sot kujtojmë me nderim rënien e heroit të Kosovës, Shaban Polluzha. Në dimrin tragjik të vitit 1945, ky burrë i madh i Kosovës, u priu mijëra djemve trima në kryengritjen e parë antikomuniste në Evropë”, ka shkruar Veseli në facebook.

“Kryengritja e Drenicës nxori në dritë karakterin brutal dhe antishqiptar të Jugosllavisë komuniste. Partizanët e Titos rrafshuan mbi 40 fshatra e vranë mijëra civilë të pafajshëm, por shëmbëlltyra e Shaban Polluzhës u kthye në frymëzim të lëvizjes sonë kombëtare për lirinë e Kosovës”, ka shtuar ai./Insajderi.com