Shahini: Nuk kthehem në Vetëvendosje

Shahini: Nuk kthehem në Vetëvendosje

Ish Ministrja e Arsimit tashmë në Shqipëri, Besa Shahini, pas largimi nga posti i ministres, ka folur rreth të ardhmes së saj në politikë, njofton Insajderi.

Shahini e ftuar në emisionin “Open” është shprehur se “do ta përkushtohet që të jap kontributin e saj në një lëvizje të majtë, jo një lëvizje klasike të majtë, por një të majte të re më koncepte bashkëkohore”.

Tutje, Shahini ka folur edhe rreth spekulimeve për një rikthim të mundshëm te Lëvizja Vetëvendosje, ku mes tjerash ka thënë, se “absolutisht nuk kthehem aty”.

“Vetëvendosje kur erdhi në qeveri hoqi dorë nga artikulimi i bashkimit kombëtar. Kjo më ka bërë skeptike për artikulimin e tyre për bashkim. Unë e di që nuk bëhet bashkimi me një marrëveshje, por kur heq dorë nga artikulimi atëherë nuk ndodh kurrë. Largohem nga PS për të shkuar në VV? Jo. Absolutisht Jo”.

Shahini ka folur edhe për profilin ideologjik të majtë të Partisë Socialiste, e cila sipas saj “PS-ja nuk është e majta e vjetër apo ajo populiste, është një e majtë centriste, por jo aq sa do të doja unë”.

“Unë jam më e majtë në ideologji se sa e majta e Ramës”, ka përfunduar komentin e saj Shahini./Insajderi.com