Shahini: Përgjysmimi i tarifës hyri në fuqi, kush pagoi të plotë do të rimbursohet

Shahini: Përgjysmimi i tarifës hyri në fuqi, kush pagoi të plotë do të rimbursohet

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në sqarim të pyetjeve që i vijnë nga studentët përmes portalit “online”, theksoi se fondet për reduktimin e tarifave janë vënë tashmë në dispozicion të universiteteve.

“Qeveria i ka miratuar fondet dhe i ka vënë në dispozicion të universiteteve për të përgjysmuar tarifat dhe për të kaluar në procesin e bursave. Përgjysmimi i tarifave ka hyrë në fuqi dhe studentët kanë filluar t’i ndiejnë efektet. Kush e kishte paguar tarifën e plotë do të marrë rimbursim, proces që do të zgjasë disa ditë apo javë”, tha Besa Shahini.

Universitetet kanë njoftuar se do të shtyjnë afatin e caktuar për më 31 janar, për marrjen e dokumentacionit për bursat, ndërsa ministrja tha se ka pasur paqartësi kush janë përfituesit dhe si matet mesatarja.
“Ka pasur paqartësi se kush është përfitues i bursës, kush është ekselent. Merret mesatarja e vitit paraprak. Për vitin e parë merret parasysh mesatarja e maturës dhe shkollës së mesme”, tha ministrja e Arsimit.
Studentët që u përkasin shtresave në nevojë duhet vetëm të paraqesin një dokument të marrë pranë pushtetit vendor, që i kualifikon për bursë.

Top Channel