Shaip Kamberi ua dhuron nga një libër Bërnabiqit e Vuçiqit, tregon dhe arsyen

Shaip Kamberi ua dhuron nga një libër Bërnabiqit e Vuçiqit, tregon dhe arsyen

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se i ka dhuruar kryeministres dhe presidentit serb, nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviq “Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”.

Në një postim në Facebook, Kamberi është shprehur se ky libër “në mënyrë të argumentuar sqaron krijimin e paragjykimeve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shek. XIX”.

“Shpresoj që do t’i shërbejë në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime”, ka shkruar ai./Insajderi.com

May be an image of 1 person