Shaip Muja edhe 5 vite pas nuk tregon për korrupsionin në Feronikeli

Shaip Muja edhe 5 vite pas nuk tregon për korrupsionin në Feronikeli

Kishte qenë viti 2011 dhe Feronikeli po hynte në vitin e pestë si Ndërrmarje e Re e privatizuar. Shaip Muja, atëherë deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, që tash funksionon si deputet i pavarur ishte i zëshëm për këtë proces, por nuk thoshte asgjë specifike se çka shkonte keq dhe kush ishte fajtori.

serinë e XI të “Dosjes së Shefave” të publikuara në Insajderi, ish-deputeti i PDK-së, Shaip Muja, teksa sulmonte bashkëpartiakët, Vlora Çitakun, Memli Krasniqin e Blerand Stavilecin për punësime, i tregon Grabovcit se në seancën e radhës do të bëjë akuza për përfshirje në korrupsion në rastin e Feronikelit. Insajderi sjell pesë biseda telefonike mes Grabovcit dhe Mujës.

Shaip Muja, ishte nervozuar me një iniciativë të Memli Krasniqit, Blerant Stavilecit e Vlora Çitakut, për të shënuar 12 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Në këtë nërvozë që ia shpreh shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit të cilit i raporton vazhdimisht, Muja, aso kohe deputet i këtij grupi parlamentar zotohej se në seancën e radhës së Kuvendit të Kosovës, do t’i akuzonte bashkëpartiakët e tij për korrupsion në Feronikël.

“Nesër e nin për Feroniklin ça boj kom me i akuzu tanë qe janë t’përlyn n’korrupsion. Te Ferronikli. Nesër e kom pyetje parlamentare unë edhe thom ktu unë jom t’u pa qe s’ka vullnet politik, toni le ti… Kujt ti djeg mbrapa veshit s’osht problem. Të gjithë janë të zhytur”, thoshte ai.

Pesë vite pas, Muja vazhdon të lëshojë akuza për Qeverinë e Kosovës por pa pasur guxim të tregojë qartë me fakte për korrupsion në Feronikel.

Ka reaguar një ditë pasi Agjencia Kosovare e Privatizimit vendosi që të jap tokë shtesë në shfrtyëzim Fernokelit edhe pse ka pesë muaj që kjo fabrikë ka ndalur prodhimin.

Muja vazhdon të akuzojë por vetëm me deklarata politike.

“Qeveria e Kosovës edhe si Parlamenti është dashur të jenë më fleksibil të shohin në cilat pika mund të ndërhyjmë sepse kjo do të shkaktojë probleme zingjirore. Zinxhirore sepse 1 mijë puëntor që janë kryesisht nga Drenica do të mbesin pa punë  dhe po ashtu do të ketë edhe Korporata Energjetike nuk do të përfitojë”, ka thënë Muja që vazhdon të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës, për Tribuna Channel.

Krejt cka thotë deputeti i pavarur është se Qeveria e Kosovës duhet në mënyrë urgjente të asistojë Parlamentin dhe AKP-në për të parë mënyrat që mund të favorizojnë rikthimin e Feronikelit.

“Unë jam i befasuar me formën sesi po sillet qeveria, nuk është duke u marrë seriozisht me atë problem”, thotë Muja, 5 vite pasi në bisedën me Grabovcin, thotë se “të gjithë janë të zhytur” në rastin që ai e quan “korruptiv”, në Feronikel./Insajderi.com