Shakaja ndaj Thaçit: Me pas ra në Ujman i kishe tmerruar peshqit, kishin thënë ra gjarpri në ujë

Shakaja ndaj Thaçit: Me pas ra në Ujman i kishe tmerruar peshqit, kishin thënë ra gjarpri në ujë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po shfrytëzon një emision argëtues për të lëshuar batute dhe për të promovuar idenë e tij për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi në ‘Oxygen’ në Klan Kosova është pyetur se përse nuk kishte veshur ‘jelek’ të sigurisë kur kishte vizituar Ujmanin dhe nëse din të notoj.

Thaçi me seriozitet është pyetur se di të notoj me të gjitha stilet.

“Po është e vërtetë që nuk kam pas jelek mbrojtës dhe ka qenë këshill që më është dhënë, por nuk e kam parë të nevojshme. Po di edhe not në të gjitha stilet”, ka thënë ai.

Ndërkaq moderatori i emisionit ka përdorur emrin e tij të luftës  për të bërë shaka.

“Me pas rrëzuar prej varkës ishin tmerruar peshqit, kishin thënë qe ra gjarpri”, ka thënë ai.