Shefi i Grupit Parlamentar të Nisma-AKR, Endrit Shala, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe do të bëhet vetëm sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, njofton Insajderi.
Lidhur me këtë çështje Shala ka deklaruar me pas se deshëm apo nuk deshëm asociacioni sipas marrëveshjes së vitit 2013, asaj të vitit 2015 dhe aktgjykimit të Kushtetueses është obligim ndërkombëtar i Kosovës dhe institucioneve të saj.
Në fund ai ka thënë se një asociacion i tillë sipas kushtetutës sjellë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe njohje reciproke Kosovë – Serbi./Insajderi.com