Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, ka përmendur filozofin Immanuel Kant dhe filozofinë e tij të mosmirënjohjes, për t’i quajtur “humbës” disa ish-kolegë të NISMA Socialdemokrate, njofton Insajderi.
Sipas Shalës ish-bashkëpartiakët e tij kanë përfituar nga ai ekonomikisht dhe politikisht, ndërsa “sot i gjejnë behane”.
Me anë të një postimi në Facebook, Shala shprehet se një çasje e tillë e personave në fjalë për të përfituar, siç thotë ai, me shantazhe dhe linçime vetëm do t’i dobësojë ata dhe do ta forcojë atë.
Postimi i tij i plotë:
FILOZOFI IMMANUEL KANT THOSHTE MOSMIRËNJOHJA ËSHTË THELBI I POSHTËRSISË
Ndonëse nisur nga ky fakt për gjatë gjithë jetës sime nuk kam vepruar kundër të se keqes se askujt por vetëm asaj produktive,pra të mirës dhe mirnjohjes se të përgjithshmës për se cilin.
Ndërsa disa koleg të Nismës që veçse kanë përfituar nga unë ekonmikisht e politikisht,paskan filluar të me gjejn behane.
Me ç’rast unë nuk po mund të arrij ta kuptoj atë behane të cilen ma paskan etiketuar dhe nuk po mund ta pranoj si të tillë veçse sulum pa argument që i ngjason një luftë speciale dhe mosmirnjohje duke u munduar të me sterrpikin me mekatet e mekatareve që gjinden atu pari.
Prandaj çasja e tillë për të përfituar politikisht me shantazhe dhe linçime vetëm do i dobsoj dhe mua do me forcoj dhe nëse mendojnë vërtetë luftë speciale do të ngelni humbës dhe unë si çdo herë fitimtar,ngase kam mjaft ushtar që po me bashkohen,por jo luftëtarë të pushkës por të pendes dhe betejav të politikës që ne zgjedhjet e ardhshme do të dal edhe me triumfus si çdo herë përkundër ju humbesave dhe mosmirnjohësve.
Prandaj ndaleni ketë çasje të fushates se gabuar! /Insajderi.com/