Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, e ka vlerësuar skandaloz një postim të zv-ministrit Avni Zogiani, i cili i kërkon Fatmir Limajt të merret me Malishevën.
Ky postim i tij, Shala, thotë se tregon më së miri se si kjo qeveri i vlerëson qytetarët e vendit.
Kosova thotë ai se është një tërësi dhe Malisheva është pjesë përbërë e saj, për më tepër pjesë krenare e vendit tonë.
Postimi i plotë i Shalës:
Postimi i zv Ministrit Avni Zogiani rreth pandemisë COVID-19, që ka kapluar Malishevën tregon më së miri se si kjo qeveri i vlerësojnë qytetarët e vendit.
Logjika e krahinarizmit, ku secili po u dashka të kujdeset për lokalitetin, e tij tregon qasje primitive dhe nuk e ka kuptimin e shtetit demokratik, ku shteti kujdeset njëjtë për të gjithë qytetarët e tij pa dallim lokaliteti, krahine, feje, race, ideologjie apo të menduari politik.
Kosova është një si tërësi dhe Malisheva është pjesë përbëse e saj, për më tepër pjesë krenare e vendit tonë.
HSh/Insajderi.com